LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti nga Prishtina: Lufta jonë ishte pastër si loti, besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka shkruar se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e pastër si loti dhe he ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb. Ahmeti mes protestuesve në Prishtinë krah presidentes Vjosa Osmani dhe bashkëluftëtarëve të tij më tej shtoi se ai besojn thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Lufta jonë për liri dhe pavarësi ka qenë e pastër si loti dhe ka pasur vetëm një ideal, çlirimin e vendit nga okupatori serb.
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe tjerët edhe njëherë do ta dëshmojnë pastërtinë e luftës sonë çlirimtare.
Besojmë thellësisht në pafajësinë e bashkëluftëtarëve tanë që po mbahen padrejtësisht në Hagë.
Urojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë dhe në fund të triumfojë drejtësia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close