
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka ndarë pamjet nga manifestimi i madh i mbajtur në Kumanovë për nderë të “Flakës së Janarit” duke shënuar përvjetorin e vrasjes së Kadri Zekës, Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malajt, Nuhi Berishës dhe shumë bashkëluftëtarëve të Lirisë, shkruan Top24
“Figura e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tyre përfaqëson kulmin e veprimtarisë ilegale dhe atdhetare shqiptare, e cila u shndërrua në një lëvizje të gjerë mbarëkombëtare, duke çuar drejt themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit të popullit shqiptar. Ata unifikuan qëndresën, forcuan ndërgjegjen kombëtare dhe shndërruan fjalën në betim e sakrificën në rrugë lirie.
Në këtë akademi përkujtimore, përmes fjalëve përshëndetëse, referateve historike, poezisë, këngës dhe valleve tradicionale, u rikthye fuqishëm kujtesa jonë kolektive dhe u përforcua amaneti i dëshmorëve: ruajtja e unitetit, mbrojtja e lirisë dhe përgjegjësia për të ardhmen e kombit.”, shkruan Ahmeti.
Së bashku me familjarë të dëshmorëve, veprimtarë të çështjes kombëtare, përfaqësues institucionalë, ish-të burgosur politikë dhe mysafirë nga të gjitha trevat shqiptare, morëm pjesë në manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”, të mbajtur më 17 janar në Karadakun e Kumanovës, në nderim të dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë në janarët e historisë sonë.
Ky manifestim solemn u organizua për të kujtuar dhe nderuar veprimtarinë dhe sakrificën sublime të Jusuf e Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës, Rexhep Malajt, Nuhi Berishës, si dhe të gjithë dëshmorëve që me jetën dhe gjakun e tyre ndërtuan themelet e lirisë sonë kombëtare.
Figura e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, Kadri Zekës dhe bashkëveprimtarëve të tyre përfaqëson kulmin e veprimtarisë ilegale dhe atdhetare shqiptare, e cila u shndërrua në një lëvizje të gjerë mbarëkombëtare, duke çuar drejt themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe çlirimit të popullit shqiptar. Ata unifikuan qëndresën, forcuan ndërgjegjen kombëtare dhe shndërruan fjalën në betim e sakrificën në rrugë lirie.
Në këtë akademi përkujtimore, përmes fjalëve përshëndetëse, referateve historike, poezisë, këngës dhe valleve tradicionale, u rikthye fuqishëm kujtesa jonë kolektive dhe u përforcua amaneti i dëshmorëve: ruajtja e unitetit, mbrojtja e lirisë dhe përgjegjësia për të ardhmen e kombit.
Flaka që u ndez në Karadakun e Kumanovës nuk ishte vetëm simbol përkujtimi, por betim i gjallë se sakrifica e dëshmorëve nuk do të harrohet kurrë dhe se rruga e tyre do të vazhdojë të na udhëheqë edhe sot, në kohë sfidash të reja. Përvjetorë të tillë na kujtojnë se rreziqet ndaj shqiptarëve nuk kanë pushuar, por edhe se forca jonë qëndron në bashkim, kujtesë dhe vendosmëri për të mbrojtur arritjet e fituara me gjak.
Flaka e Janarit mbetet thirrje e përhershme për ndërgjegje kombëtare, unitet dhe besnikëri ndaj amanetit të atyre që ranë, që ne sot të jetojmë të lirë.



