LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti nga Çairi: Detyrimi ynë është avancimi i gruas shqiptare

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në Çair ka mbajtur manifesimin “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, të organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta, dega e BDI-së në Çair.

Para një numri të madh të grave të pranishme, ka folur kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, kryetari i degës së BDI në Çair z. Bekim Neziri, Shkodrane Dardhishta, Sekretare për mundësi të barbarta në degën e BDI-Çair, derisa të pranishëm ishin funksionarë të lartë të BDI-së, Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, sekretari i përgjithshëm Faton Ahmeti, zëvendës ministri Nazim Bushi, deputetet Arbana Pasholli, Arta Bilalli Zendeli, Vjollca Latifi Ademi, etj.

Siç theksohet në kumtesën e BDI-së, kryetari Ahmeti u shpreh se organizimi i këtij eventi për të drejtat e grave është një vazhdë e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Përballë sfidave dhe torturave, jemi solidarë dhe luftojmë për të drejtat e të gjithëve, pa dallim gjinor, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

“Të gjithë ju aktiviste te degëve të BDI-së, sekretariati për mundësi të barabarta, do të doja të ju përgëzoj për këtë event të mirëorganizuar. Ky organizim ka të bëjë me një aktivitet që është një vazhdë e aktiviteteve të bashkimit demokratik për integrim që është forumi i grave. Ky forum e kthen kujtesën tek e kaluara ku në të gjitha aktivitetet që nga fillimi i protestave të lëvizjeve studentore, studente kemi qenë bashkë në kërkim të të drejtave tona që na mohoheshin. Përballë torturave kemi qenë të barabartë, ku në mënyrë mizore torturoheshin grtë, studentet, nënat e motrat, ashtu siç torturoheshin, burrat, studentët, vëllezërit pa dallim, por edhe pa dallim përkatësie gjinore të gjithë bashkë merrnim pjesë dhe ndanim përgjegjësi, kjo vazhdoi deri në atin e frontit dfejtpërsdrejti përballë pushtuesit. Gratë dhe vajzat, nënat kanë qenë pjesë e pandarë e luftës si në llogore e pozicione ashtu edhe në ndihmë, me të gjitha mjetet që posedonin në ndihmë të vëllezërve dhe motrave të tyre në front. Prandaj të nderuara nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe ngritje të motrave dhe grave shqiptare. Unë nëse kam pasur ndonjë pakënaqësi dhe revoltë të brendëshme ka qenë ajo pjesë e jetës time në politikën legale. Kur jam kyç në politikën legale në vitin 2002 nuk kishte as edhe një deputete përfaqësuese të grave shqiptare. Këtu filloi edhe irritim im, ku në shumë projektet si ai i elaboratit rë Çubrelloviçit thoshin të vritet nëna shqiptare, prandaj kjo që unë hasa në vitin 2002 më gërryente shpirtërisht, duke më rikujtuar gjithmon agjendën e apelit të Çubrelloviçit “vrisni atë që është më fajtori i fajtorve. Prandaj detyrimi mbeti tek unë dhe të gjithë bashkëpuntorët e mij se si të arrijmë ta avancojmë gruan shqiptare, sepse në sajë të ngritjes dhe shkollimit të gruas e sheh edhe shkallën e ngritjes së një kombi, sa më e pa shkolluar nëna aq më i pangritur kombi”, tha Ahmeti. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close