LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Në këto çaste të fundit të këtij viti, le të reflektojmë mbi ato çaste gëzimi që përjetuam, mbi sukseset që arritëm, sfidat që tejkaluam për të nisur me energji të re

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar bashkëqytetarët për fetstat e fundvitit duke shënuar që në këto çaste të fundit të këtij viti, le të reflektojmë mbi ato çaste gëzimi që përjetuam, mbi sukseset që arritëm, sfidat që tejkaluam për të nisur me energji të re, shkruan Top24
Të nderuar vëllezër e motra,
Në këto çaste të fundit të këtij viti, le të reflektojmë mbi ato çaste gëzimi që përjetuam, mbi sukseset që arritëm, sfidat që tejkaluam për të nisur me energji të re, me frymëzim dhe bashkim rreth vlerave një kapitull të ri të jetës.
Viti 2023 uroj që të jetë një përjetim unik gëzimi dhe dashurie në vatrat tuaja familjare, vit arritjesh të mëdha për vendin dhe kombin tonë, një horizont i qartë përparimi në çdo sferë të jetës.
Paçi shëndet, paqe, mbarësi dhe begati!
Gëzuar 2023 🌲

Related Articles

Back to top button
Close
Close