
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në fjalimin e tij në samitin e tretë të Diasporës që u zhvillua sot në Tiranë ka folur rreth mërgimtarëve si një nga to duke shtuar se “Mërgimtarët shqiptarë kanë pasur trupin jashtë kufinjve, por mendjen dhe zemrën e kanë pasur gjithmonë në vendlindjen e tyre”, shkruan Top24
Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës Shqiptare në Tiranë potencova kontributin e pazëvendësueshëm të mërgatës shqiptare në të gjitha zhvillimet tona kombëtare, nga ilegaliteti deri te pavarësia e Kosovës dhe aspiratat tona për integrim në Bashkimin Europian.
Mërgimtarët shqiptarë kanë pasur trupin jashtë kufinjve, por mendjen dhe zemrën e kanë pasur gjithmonë në vendlindjen e tyre.
Sot para nesh shtrohet një mision për të qenë më të organizuar, mërgata këtë mundësi e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë të kapin dituritë në universitetet më të mira të Europës, Amerikës dhe le t’i kthehen kokëplotë atdheut të tyre.
Europa nuk mund të jetë e qetë edhe pa Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën e Malin e Zi. Nuk mund të ketë paqe, stabiliteti dhe siguri pa Ballkanin Perëndimor.
Djepi i Europës është Mesdheu!



