LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti mer pjesë në ditën e veteranëve në Kosovë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Kosovë për të nderuar ditën e veteranëve duke kujtuar ditët e para të luftës dhe buzëqeshjen që akoma reflekton mbi Kosovë të Luan Haradinajt në organizimin dhe drejtimin e kompanisë së parë drejt Prekazit të komandantit legjendar Adem Jasharit, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Isha i nderuar të marr pjesë në organizimin me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Çdoherë është emocion i veçantë për mua kur jam në mesin e bashkëluftëtarëve, më të merituarit e UÇK-së, fitimtarëve që i dhanë gjymtyrët atdheut.
Ende e kujtojmë buzëqeshjen që akoma reflekton mbi Kosovë të Luan Haradinajt në organizimin dhe drejtimin e kompanisë së parë drejt Prekazit të komandantit legjendar Adem Jasharit.
Misionet akoma nuk kanë mbaruar.
Sot më shumë shumë se kurrë na duhet uniteti, të jemi krah njëri tjetrit e të mos realizohet platforma e elaborati i Çubrilloviçit për t’i lënë shqiptarët pa miq.
Ne lirinë e fituam dhe e lajtëm me gjak, por bashkë me aleatët e çliruam Kosovën.
Ndjej keqardhje kur dëgjoj zëra se gjuha shqipe nuk qenka zyrtare në Maqedoninë e Veriut, por ajo gjuhë zyrtare është shtylla e Marrëveshjes së Ohrit që e kemi larë me gjak bashkë me bijtë e vllezerve tanë nga Kosova.
Neve na duhet akoma veprim e mendim i përbashkët e jo i ndarë, sepse çështja ka qenë një dhe UÇK-në e kemi ngritur bashkë.
Tërë proçeset t’i shpiem bashkë deri në anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe BE. Këto janë pikat që ne sot na lidhin nga Struga deri në Mitrovicë.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close