
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka bërë të ditur për takimin e sotëm me ambasasorin e Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, shkëlqesinë e tij Denion Meidani duke shkruar se “Në një moment të ndjeshëm politik për rajonin dhe më gjerë, patëm një bisedë të thelluar për proceset evropiane, zhvillimet gjeopolitike dhe përgjegjësinë institucionale që kemi ndaj faktorit shqiptar, kudo që jeton”, shkruan Top24
Ahmeti më tej shton se mbetet “Si gjithmonë, angazhimi im mbetet i palëkundur për një politikë me vizion, qëndrueshmëri dhe dinjitet shtetëror, duke forcuar bashkëpunimin mbarëkombëtar dhe rolin politik të shqiptarëve në çdo proces vendimmarrës”, përcjellë Top24
Sot u takova me Shkëlqesinë e Tij, Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, z. Denion Meidani.
Në një moment të ndjeshëm politik për rajonin dhe më gjerë, patëm një bisedë të thelluar për proceset evropiane, zhvillimet gjeopolitike dhe përgjegjësinë institucionale që kemi ndaj faktorit shqiptar, kudo që jeton.
Si gjithmonë, angazhimi im mbetet i palëkundur për një politikë me vizion, qëndrueshmëri dhe dinjitet shtetëror, duke forcuar bashkëpunimin mbarëkombëtar dhe rolin politik të shqiptarëve në çdo proces vendimmarrës.




