Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka reaguar ndaj ligjit të sjellur dje në seancën e kuvendit ku u miratua ligji për mbrojtjen e fëmijëve i cili sipas Ahmetit gjuhën shqipe nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit, shruan Top24
Vendimi i djeshëm i shumicës parlamentare pa legjitimitet etnik për ta degraduar pozicionin e gjuhës shqipe në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, nga gjuhë e detyrueshme zyrtare në gjuhë me kërkesë të palës përfituese, është skandaloz, antikushtetues dhe në kundërshtim të plotë me frymën e Marrëveshjes së Ohrit. Ky hap është vazhdimësi e rrënimit sistematik të Marrëveshjes së Ohrit dhe për ne ky vendim është i papranueshëm.
Kjo zgjidhje përfaqëson një hap prapa në përpjekjet tona për barazi dhe drejtësi.
Shqiptarët nuk do të pranojnë asnjë tentativë për të cenuar të drejtat e garantuara dhe për të kthyer vendin drejt ndarjeve të së shkuarës.