
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka kujtuar rënien e dëshmorëve Bekim Berishës – ABEJA, Bedri Shalës, Elton Zherka dhe Përmet Vula duke shënuar se “Siç u rritën e u edukuan, luftuan heroikisht, dhe jetën ia falën tokës së vet, bashkë me Elton Zherkën dhe Përmet Vulën”, shkruan Top24
Çdoherë që vjen muaji gusht, kujtojmë rënien heroike të Bekim Berishës – ABEJA dhe Bedri Shalës, të cilët ranë dëshmorë së bashku me shokët Elton Zherka dhe Përmet Vula.
ABEJA është një hero i pashoq, luftëtar lirie, i dekoruar nga tre presidentë, luftëtar i luftrave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë.
Kur vendlindja e lëshoi kushtrimin, ABEJA dhe Bedri Shala, bashkë me shokët e idealit, në pranverën e vitit 1998 kapën armët për të ujitur me gjakun e tyre rrënjët e lirisë së Kosovës.
Siç u rritën e u edukuan, luftuan heroikisht, dhe jetën ia falën tokës së vet, bashkë me Elton Zherkën dhe Përmet Vulën.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta dhe për të gjithë dëshmorët e lirisë! Lavdi!




