LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti kujton bashkëluftëtarin e tij Ilaz Kodra: Me madhështinë e një heroi do të jetojë përjetë në zemrat tona

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka kujtuar 30 Prillin e vitit 1999 të rënies heroike të bashkëluftëtarit Ilaz Kodra. Ahmeti shkruan se në 27 vjetorin e tij e kujtoj sa me mall, por aq edhe me krenari, shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin tim të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ndër themeluesit e celulave të para të UÇK, shkruan Top24

Ali Ahmeti

Sot, 27 vite nga rënia heroike e tij, e kujtoj sa me mall, por aq edhe me krenari, shokun, bashkëveprimtarin e bashkëluftëtarin tim të çështjes kombëtare për lirinë e Kosovës dhe ndër themeluesit e celulave të para të UÇK-së, heroin e kombit, Ilaz Kodra.
Ilaz Kodra, jo vetëm themelues i UÇK-së, ishte edhe ndër luftëtarët e komandantët më të shquar të luftës së armatosur çlirimtare.
Ai ishte motiv për bashkëluftëtarët në front përballë armikut.
Ilaz Kodra ra fizikisht më 30 prill të vitit 1999, por shpirti dhe vepra e tij nuk vdesin kurrë.
Ai u shndërrua në një shembull të atdhedashurisë për çdo gjeneratë që vjen pas.
Me madhështinë e një heroi do të jetojë përjetë në zemrat tona si udhërrëfyes veprimi në shërbim të përparimit të kombit.
Lavdi e përjetshme veprimtarisë kombëtare të Ilaz Kodrës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Related Articles

Back to top button
Close
Close