
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në emisionin e sotëm në TV21 ka konfirmuar takimin e tij me kryetarin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë,Venko Filipçe duke theksuar se ky takim ka ndodhur në selinë e BDI-së në Reçicë një ditë para takimit të liderëve në Shkup që u thir nga kryeminstr vendit, shkruan Top24
Ahmeti më tej elaboroi se me Filipçen kanë diskutuar për shumë tema mes të cilave edhe për një front opozitar por që për partinë e Ahmetit kjo nuk është funksionale pasi sipas tij është provuar dhe nuk ka pasur efekt sepse ene në këtë vend populli është i ndarë në shqiptarë, maqedonas, turq etj.



