LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Koalicioni me partitë turke, filozofi e përbashkët për barazi të plot

Është zyrtarizuar sot bashkëpunimi koalicionues për Frontin Europian ndërmjet literit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti,
me përfaqësuesit e Lëvizjes së Turqëve të Maqedonisë për Drejtësi dhe Demokraci, z. Salih Murat dhe Sulejman Baki.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka bërë thirrje për unitet dhe barazi të plotë ndërmjet komuniteteve të ndryshme në Maqedoni. Duke u referuar në historinë e përbashkët të dhimbshme dhe luftën për të drejta, Ahmeti theksoi rëndësinë e ndërtimit të një shteti ku të gjithë qytetarët janë të barabartë dhe lojalë. Ai shprehu mbështetjen e tij për komunitetin turk dhe vuri në dukje se BDI do të vazhdojë të jetë një partner i fortë në përpjekjet për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian dhe në forcimin e demokracisë.

Fjalimi i plotë:

“Të nderuar vëllezër e motra, i nderuar zoti Murat dhe zoti Baki, të dashur anëtarë të Lëvizjes për Drejtësi të komunitetit turk, të dashur anëtarë të BDI-së, kryeministër zoti Xhaferi, Kandidat për president Bujar Osmani, dhe deputetë.
Të dy sot të tërë paraqitjen e tyre e bënë mbi një bazë të tërë, duke filluar nga e kaluara e dhimbshme që dy popujt tanë kanë përjetuar dhunë, diskriminim dhe shpërngulje.
Të njëjtat fate si ne ka pasur dhe komuniteti turk. Në vija sqaruese u tregua se çfarë kërkon ky front, dhe këtu kemi një filozofi të përbashkët për barazi të plotë për të gjithë. Sado të vogël të jenë komunitetet, për këtë vend ky vend është i madh edhe për komunitetet më të vogla, një vend demokratik kujdeset për këto komunitete të cilat ndërtojnë lojalitetin e shtetit. Nëse këto komunitete në vendin tonë nuk janë të barabarta në të gjitha sferat e jetë, një shtet është i fortë kur të gjithë qytetarët e shtetit janë lojalë.
Prandaj zoti Murati dhe profesor Baki, ju partnerë të fortë i keni vëllezërit tuaj, dhe në front keni BDI-në.
Lufta e 2001 ndryshoi edhe statusin e komuniteteve tjera jo vetëm të shqiptarëve, sepse edhe ata kanë marrë pjesë në këtë luftë, dhe kjo ka qenë shumë për ne se edhe ata kanë qenë pjesë e një komuniteti ku kanë luftuar për ardhmërinë, për tokat e tyre ku kanë ndërtuar historinë.
Ky angazhim i yni do të tregojë që ne nuk jemi vetëm të fjalëve por edhe të veprimeve, të gjithë të jemi krenarë për komunitetet që përfaqësojmë dhe të rritet besimi për këtë front, sepse ky front nuk është i përkohshëm por jetëgjatë, dhe me këtë front të realizojmë qëllimin tonë të përbashkët që bashkarisht me të gjithë vëllezërit tanë ta anëtarsojmë vendin në BE, dhe të gjithë të forcojmë demokracinë e vërtetë që brezat që vijnë të mos kenë punë e përpjekje se si ta avancojnë të drejtën e tyre në shtetin e tyre.
Por shteti jonë të jetë kujdestar, jo si 22 vite më parë që për njërën palë ishte nënë e për një palë tjetër ishte njerkë. Ne do të luftojmë që këtë shtet ta bëjmë edhe nënën tonë, sepse kështu ndërtohet ardhmëria, shteti i mirëfilltë demokratik. Rrofshin popujt që jetojnë, rroftë populli turk dhe ai shqiptar”, u shpreh mes tjerash para të pranishmëve kryetari i BDI Ali Ahmeti.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close