LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti: Gëzuar 28 Nëntorin, lavdi e përjetshme të rënëve për idealet kombëtare

Kryetari i Bashkimit Demorkatik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi ka uruar shqiptarët për 111 vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë duke shkruar se “Sot bëhen 580 vjet nga valëvitja e flamurit kombëtar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, 111 vjet nga vendosja e themeleve të shtetit shqiptar në Vlorë, 26 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përvjetore që reflektojnë madhështinë e rrugëtimit tonë kombëtar, konsistencën e saj të drejtë ideologjike”, shkruan Top24

Dita e flamurit tonë kombëtar përmbledh të gjitha kujtimet e të kaluarës sonë të lavdishme, të kauzave tona të drejta që ndiqnin njëra – tjetrën për të ruajtur identitetin dhe dinjitetin përballë ideologjive armiqësore që donin me çdo kusht ç’rrënjosjen tonë nga toka e të parëve.
Ajo histori e qëndresës u shkrua me gjakun e dëshmorëve e martirëve, në atë gjak ka burimin përjetësia jonë, ndaj të pathyeshëm e krenar kemi qëndruar gjithmonë.
Sot bëhen 580 vjet nga valëvitja e flamurit kombëtar nga Gjergj Kastrioti Skenderbeu, 111 vjet nga vendosja e themeleve të shtetit shqiptar në Vlorë, 26 vjet nga dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përvjetore që reflektojnë madhështinë e rrugëtimit tonë kombëtar, konsistencën e saj të drejtë ideologjike.
Liri e barazi kërkonim në çdo etapë të ekzistencës kombëtare, gjuhë e flamur të paprekshëm, shkolla që të arsimonim vegjëlinë, asgjë më tepër se kjo, të drejtë ishim në qëllimet dhe ja ku jemi, të lidhur shpirtërisht përtej kufijve dhe në shërbim të përparimit të kombit tonë.
Gëzuar 28 Nëntorin, lavdi e përjetshme të rënëve për idealet kombëtare!

Related Articles

Back to top button
Close
Close