LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti dhe Osmani morëm pjesë në iftarin e shtruar nga Edi Rama në Tiranë

Së bashku me Kryetarin e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me ftesë të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, morëm pjesë në iftarin e shtruar në Tiranë.
Gjithashtu, pata kënaqësinë të zhvilloj një bisedë shumë vëllazërore me Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, të cilin e përgëzova për emërimin në këtë detyrë të rëndësishme. Diskutuam për rrugën evropiane të vendeve tona dhe të rajonit, si dhe për çështje të tjera me interes të përbashkët që na ndërlidhin.
Kjo mbrëmje e veçantë përcolli mesazhe paqeje, mirëkuptimi dhe solidariteti, duke forcuar lidhjet ndërmjet njerëzve dhe duke reflektuar vlerat universale që mbart muaji i Ramazanit.
Le të na shërbejë ky muaj si kohë reflektimi, afrimi dhe humanizmi për të gjithë.
Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët.

Related Articles

Back to top button
Close
Close