
Sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti në emisionin e sotëm Click Plus ka theksuar se subjektit që ai i takon është pjesë aktive e parlamentit dhe si të tillë po përcjellim shqetësimet tona për nëpërkëmbjen e dinjitetit dhe legjitimitetit të votuesit shqiptarë. Si Bashkim Demokratik për Integrim nuk kemi ndërmarë asnjë veprim destabilizues dhe nuk jemi pjesë e asnjë skenari për destabilizimin e shtetit por që kësaj fryme i ka kontribuar vetë pushteti që e ka prish frymën e bashkëjetesës mes popujve në këtë vend, shkruan Top24



