
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti për mundësinë e largimit të BDI-së nga qeveria dhe për funksionimin e këtij subjekti në opozitë ka theksuar se BDI është parti serioze dhe se si e tillë është një nga subjektet kryesore që ka shtyrë proceset më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut dhe si e tillë është kalitur, shkruan Top24
Ahmeti më tej shtoi se BDI është mirë e organizuar në çdo qytet, fshat e lagje që nga Struga deri në Lokovë dhe të njejtit funksionojnë në mënyrë të shkëlqyer.



