LajmeRajon

Agron Shehaj i kërkoi deputetëve të PD të publikojnë provat e SPAK për Ballukun, reagon Bardhi: Është strategji e Ramës, do ishte në interes të tij për të cënuar hetimet

Kryetari i Partisë “Mundësia” Agron Shehaj një ditë më parë kërkoi nga anëtarët e PD në Këshillin e Mandateve që të shkelin ligjin dhe të publikojnë provat e SPAK për Belinda Ballukun.

bardhi

Kësaj thirrje i është përgjigjur kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se një gjë të tillë nuk e kanë bërë dhe nuk do ta bëjnë. Ai argumentoi se është në interes të Ramës dhe Ballukut që të cënohet drejtësia dhe hetimet që po bëhen ndaj numrit dy të qeverisë.

“Çdo shqiptar nuk ka nevojë për prova që të kuptojë se Balluku në procedurat për të cilat akuzohet ka mjaftueshëm të dhëna që ka kryer krim në mënyrë të përsëritur. Në gjykimin e 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve është interesi ndaj ligjit ai që mbron interesin publik. Nuk mund të pretendosh që je me drejtësinë kur kryen një veprim që cënon ligjin. Rama dhe Balluku po cënojnë drejtësinë, ne nuk e kemi bërë dhe nuk kemi ndërmend ta bëjmë. Është në interes të Ramës. Rama i ka marrë provat me USB e prokurorisë por ka krijuar një strategji që duan t’i nxjerrin në publik që të dëmtojnë hetimet. Na bëhet thirrje që të bëjmë veprime të cënojmë drejtësinë e të ndihmojmë në këtë mënyrë Ramën. Çdo thirrje që i bëhet anëtarëve në këshill që të shkelin ligjin dhe të cenojnë sekretin hetimor është një thirrje në interes të Balluku dhe Ramës për të cenuar drejtësinë dhe për të cenuar vijimin e hetimeve; As e kemi bërë dhe as do ta bëjmë. Është strategji e Edi Ramës”, tha Bardhi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close