LajmeRajon

Agron Çela te PS: Do i jap mbështetje Shkodrës

Deputeti Agron Çela, i cili së fundmi braktisi partinë e Ilir Metës për t’iu bashkuar Partisë Socialistë në Shkodër, tregon arsyet e kësaj vendimarrje, në dukje jo shumë të thella.

Agron Çela: Shpresoj se kam gjetur rrugën e duhur për qytetin tim për Shkodrën dhe për qarkun tonë.  Tani jam  më I lumtur dhe besoj se do bëj një punë më të mirë për Shkodrën.

Ndaj Partisë ku shërbeu disa vite duket se nuk ka hatërmbetje.

Agron Çela: I uroj suksese pa diskutim Partisë së Lirisë.

Thotë se do ta mbështesë PS për të fituar bastionik historik të së djathtës, Shkodrën, ndërsa Benet Becin e sheh si kandidaturën më potenciale.

Agron Çela: shumë i fortë, shumë fitues dhe shumë njeri me eksperiencë sidomos në menaxhimin e bashkive. 

I pyetur nga Klan News, Çela thotë se vendimmarrja e tij nuk erdhi nga ndonjë ftesë nga socialistët.

Agron Çela: Nuk mendoj se ka pasur ndonjë nxitje, por e  pash që rruga e duhur për të ecur Shkodra përpara është Partia Socialiste.

Agron Çela u zgjodh si deputet në zgjedhjet parlamentare të 2021, në të cilat garoi nën siglën e LSI, ndërsa në ditët e para të janarit, konfirmoi kalimit te PS.

Related Articles

Back to top button
Close
Close