
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi ka vazhduar agjendën e tij të takime me përfaqësues të institucioneve në Prishtinë ku pas takimit me presidenten Osmani, Gashi është mikpritur nga kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Top24
“Diskutuam për momentin politik në të cilin ndodhet Kosova. Shpreha mbështetjen e plotë të Alternativës dhe të Maqedonisë së Veriut për pozicionet e Kosovës në bisedimet me Serbinë. Theksova nevojën që bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve të përfundojnë me zgjidhje që ruan paqen dhe stabilitetin në rajon, ndërsa ka në thelb njohjen e pavarësisë së Kosovës.” shkruan Gashi.
Arim Gashi më tej shton se në takim me Konjufcën “nënvizova gjithashtu përkrahjen tonë për integrimin euroatlantik të Kosovës. Bashkërisht u dakorduam për nevojën e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.”, përcjellë Top24
&;



