LajmeMaqedoniTopLajm

Afrim Gashi nga Alternativa uron pavarsinë e Kosovës

Duke uruar 13-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, nuk mund të mos e ndërmendim krejt sakrificën e madhe e të gjatë, që është kurorëzuar me 17 shkurtin e 2008-tës, që edhe një herë na flet zëshëm se “Liria ka emër”, ndërsa ky përvjetor vjen edhe në shenjën e pjekurisë politike të qytetarëve të Kosovës, të cilët në zgjedhje plebishitare të mbajtura vetëm para tre ditëve dëshmuan se Kosova dhe qytetarët e saj janë maturuar mjaftueshëm për të bërë shtet të qëndrueshëm.
Për një njeri me origjinë nga Kosova festa e sivjetshme është më kuptimplote se rëndom. Kosova po hap një kapitull të ri të shtetndërtimit.
Urime 13-vjetori Kosovë, krenaria dhe dhimbja jonë!
May be an image of text

Related Articles

Back to top button
Close
Close