BotaLajme

Afrika e Jugut i tërheq diplomatët nga Izraeli

Afrika e Jugut ka thënë se po i tërheq të gjithë diplomatët e saj nga Tel Avivi pas sulmeve intensive ajrore të Izraelit në Gaza të dielën mbrëma, raporton BBC.

Bombardimet e të dielës ishin prej më të rëndave që kur Izraeli nisi ofensivën në Gaza më 7 tetor, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit.

Sipas shifrave që janë dhënë nga spitali Al-Shifa në Gaza City, rreth 200 persona kanë vdekur në ofensivën e të dielës.

Qeveria e Afrikës së Jugut, të hënën ka dënuar sulmin e Izraelit.

Ministri i Jashtëm, Naledi Pandor në konferencë për media ka thënë se Afrika e Jugut po i tërheq diplomatët.

“Ne jemi shumë të shqetësuar me vrasjet e vazhdueshme të fëmijëve dhe civilëve të pafajshëm në territoret palestineze dhe besojmë se natyra e reagimit të Izraelit është bërë një e ndëshkimit kolektiv. Ne kemi ndier se është me rëndësi të shprehim shqteësimin tonë”, ka thënë Nador.

Izraeli nuk ka komentuar reagimin e Afrikës së Jugut, por insiston se po mundohet që të ketë sa më pak viktima civile dhe e ka akuzuar Hamasin se po i përdor civilët si mburoja njerëzore.

Më 7 tetor, militantët e Hamasit, vranë mbi 1400 persona në Izrael. Ata morën rreth 230 pengje.

Izraeli në reagim tha se do ta shkatërrojë Hamasin dhe nisi ofensivën në Gaza. Sipas autoriteteve të Gazas, që kontrollohet nga Hamasi, mbi 10 mijë persona kanë humbur jetën në ofensivën izraelite.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close