
Afaristi i mirënjohur nga Kumanova, pronar i kompanisë së mirënjohur, Ambrella, Sami Mustafa, ka ndarë një çmim në ngjarjen e TOP 100 kompanitë në RMV, përcjell Open-TV.
“Pata fatin të marr pjesë në ngjarjen prestigjioze të OEMVP Top 100, ku u vlerësuan kompanitë më të suksesshme në vend. Në këtë kontekst, isha privilegjuar të ndaja një nga cmimet gjatë kësaj ngjarje, ndjeva kënaqësinë e takimit me miq nga Shqipëria dhe Kosova, në një ambient të frytshëm të ndarjes së eksperiencave dhe zhvillimit të kontakteve të biznesit”, deklaroi Mustafa, pronar i kompanisë së njohur dhe me përvojë të madhe në Kumanovë dhe Zvicër, Ambrella. (Open-TV)








