Bota
Aeroporti në Bruksel është mbyllur për komunikacion për shkak se është vërejtur një dron

Aeroporti ndërkombëtar i Brukselit “Zeventem” sonte është mbyllur për komunikacion për shkaqe të sigurisë, njoftoi Kontrolli belg i komunikacionit ajror.
Sipas mediave belge, komunikacioni ajror ishte ndërprerë pak para orës 20, pasi ishte vërejtur një dron mbi aeroport.
“Për shkaqe sigurie, i gjithë komunikacioni ajror është ndërprerë përkohësisht”, deklaroi zëdhënësi i Kontrollit të komunikacionit ajror, Kurt Verviligen.
Të gjitha fluturimet janë shtyrë, ndërsa aeroplanët që duhej të uleshin në “Zeventem” po ridrejtohen në aeroportet belge “Ostend-Brizh” dhe “Sharleroa -Bruksel Jugor, ose në Ajndhoven në Holandë ose Lil në Francë.



