KurioziteteLajme
Aeroplani i tyre u rrëzua në mes të një moçali në Amazonë plot me aligatorë dhe anakonda – ata mbijetuan për 36 orë

Pesë persona janë shpëtuar pasi kaluan 36 orë në rrënojat e një aeroplani që u rrëzua në një zonë moçalore të rajonit të Amazonës në Bolivi.
Është një zonë plot me aligatorë, njoftuan autoritetet lokale.
Piloti Andres Velarde tha se kishte pësuar një dështim të motorit, duke e detyruar atë të bënte një ulje emergjente pranë lumit Itanomas.
Kështu aeroplani u detyrua të ulej në një moçal pranë një lagune, ku u rrethua nga kafshë të egra.
“Ne ishim të rrethuar nga aligatorë”, tha Velarde.
Ai shtoi se besonte se rrjedhja e karburantit nga aeroplani i pengoi grabitqarët t’u afroheshin atyre.
Ndër tjera, piloti shton se në ujë kanë pikasur edhe një anakonda.
Ndryshe, pasi peshkatarët zbuluan rrënojat, një helikopter u dërgua në vendngjarje dhe i transportoi të mbijetuarit në spital. /Telegrafi/



