
Nënkryetari Arbër Ademi në Daily CLICK ka theksuar se VMRO-DPMNE po realizon platformën e saj “Maqedonia sërish e jotja” pra përmes instrumentalizimit të gjykatës kushtetuese ata po kërkojnë që të ndrojnë karakterin unitar të shtetit. VMRO-DPMNE në iniciativën e saj të dorëzuar në gjykatën kushtetuese ka kërkuar shfuqizimin e ligjit tërissht por kur kanë parë që kjo mund të mos ndodhë atëher kanë kërkuar nen për neni që të shfuqizojnë të gjitha dispozitat përveç njërës pikë, pika që thekson se gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare, shkruan Top24



