LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi: Obsesion i rrezikshëm politik dhe ideologjik i Mickoskit ndaj shqiptarëve

Deklarata e sotme e kryeministrit është një nga më përçarëset dhe më antishtetëroret që është bërë ndonjëherë nga një udhëheqës qeveritar. Të problematizosh faktin që një shqiptar, si ministër, ka qenë pjesë e ekipit negociator në emër të shtetit – është të mohosh legjitimitetin e përfaqësimit shqiptar në shtet. Kështu ka shkruar nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, ndërsa ka komentuar deklaratën e sotme të Mickoskit se, është e papranueshme që një ministër shqiptarë të vendos për fatin e kombit maqedonas, duke aluduar në ish-ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani.

Statusi i plotë i nënkryetarit të BDI-së, Arbër Ademi:

Deklarata e sotme e Kryeministrit është një nga më përçarëset dhe më antishtetëroret që është bërë ndonjëherë nga një udhëheqës qeveritar.

Të problematizosh faktin që një shqiptar, si ministër, ka qenë pjesë e ekipit negociator në emër të shtetit – është të mohosh legjitimitetin e përfaqësimit shqiptar në shtet.

Dhe ajo që e bën këtë deklaratë edhe më skandaloze, është se nuk përmendet fare që në të njëjtin ekip ka qenë edhe një përfaqësues i komunitetit serb – madje në pozitë më të lartë, Bojan Mariçiq, zëvendësKryeministër.

Pra, problemi i Kryeministrit nuk është përfaqësimi në vetvete, por fakti që përfaqësuesi ishte shqiptar.
Kjo tregon një obsesion të rrezikshëm politik dhe ideologjik ndaj shqiptarëve.

Ky është standard i dyfishtë, përjashtues dhe thellësisht i padrejtë. Shqiptarët nuk janë të huaj në këtë shtet. Ata janë pjesë e pandashme e tij dhe kanë të drejtë të përfaqësohen denjësisht në çdo proces shtetëror.

Related Articles

Back to top button
Close
Close