LajmeMaqedoniTopLajm

Ademi: Falë kësaj Qeverie korridori 8 po bëhet realitet

Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim Arbër Ademi sot në kuvend në fjalim ceku se e gjithë BDI-ja me ministrat e sajë në këtë Qeverisje realizuam shumë projekte të mëdha si ajo e Korridorit 8.

“ Qeveria të cilës ne i dhamë besimin tonë në Gusht të vitit 2020 nga kjo sallë e Kuvendit ka hapur rrugën e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor të Korridorit 8 për të cilën u nënshkrua marrëveshje me kompaninë e mirënjohur Bechtel – Enka dhe korrektësia e ligjit të cilin e votuam bashkë këtu, u konfirmua edhe nga Gjykata Kushtetuese duke mundësuar tashmë definimin e kohës së fillimit të punimeve në verë të këtij viti”.

Më poshtë vazhdoi duke cekur edhe shpronësimet e pronave në rrugën Shkup-Bllacë.

“ Ishte kjo Qeveri, për të përkrahur vazhdimin e punës së të cilës jemi këtu, që përfundoi procedurën e shpronësimit të pronave në rrugën Shkup – Bllacë dhe sot po vazhdon të ndërton rrugen e Arbërit. Përkrahim plotësisht edhe lidhjen hekurudhore përgjatë Korridorit 8 dhe rikujtojmë që në rrjedhë e sipër është edhe lidhja energjetike mes Manastirit dhe Elbasanit” mes tjerash deklaroi Ademi.

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close