LajmeMaqedoniTopLajm

Adem Çuçuli kandidati më i vlerësuar me 96,50 pikë për udhëheqjen e KSHPK-së

Komisioni për selektimin e kandidatëve për kryetarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) që u formua nga Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve ka vlerësuar kandidatin Adem Çuçuli nga Shkupi, jurist i dipomuar dhe sekretar i përgjithshëm aktual në KSHPK, si më të suksesshmin në procedurën e përzgjedhjes.

Sipas Komisioni, Çuçuli tregoi përvojë të konsiderueshme në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe një vizion të qartë dhe plan konkret për punën dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Ai dha përgjigje të shkëlqyera për të gjitha pyetjet e parashtruara të përgjithshme dhe të veçanta, pas çka fitoi gjithsej 96,50 pikë, duke e renditur atë lartë midis kandidatëve.

I dyti renditet Branko Smilevski nga Shkupi – ekonomist i diplomuar, magjistër i shkencave në antikorrupsion, i cili është aktualisht ndihmës i Revizionit të përgjithshëm, me 86,33 pikë të fituara, ndërsa i treti renditet prof. dr. Kimo Çavdar nga Shkupi, jurist i diplomuar me provim të dhënë të jurisprudencës dhe doktor i shkencave politike, i cili fitoi 81,83 pikë.

Komisioni për selektim potencoi se dhe Smilevski dhe Çvadari dhanë përgjigje të shkëlqyera në pyetjet e parashtruara të përgjithshme dhe të veçanta.

Shpallja për aplikimin e kandidatëve për kryetarë të Komisionit Kundër Korrupsionit u publikua këtë verë, por procedura u pezullua përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale.

Nga 13 kandidatët, që aplikuan në shpalljen e Kuvendit për zgjedhjem e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u përzgjodhën 10, ndërsa intervistat me ta filluan të martën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close