
Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sonte në emisionin Click Plus ka publoikuar për herë të parë referatin prej 75 faqesh i përgaditur që në 11 dhjetor për abrogimin ose shfuqizimin e ligjit të gjuhës shqipe. Ademi më tej theksoi se kjo gjykatëse kishte pranuar vetëm nenin 1 të këtij ligji dhe e dini cili është ai nen është neni 1 ku thotë se “gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj qirilik” duke fshi gjithëçka që thotë shqipe, shkruan Top24
Sipas Ademit ky dokument ishte i gatshëm për tu fut në procedurë, por ne dolëm në protesta para gjykatës me tenda ndërsa po ashtu edhe revolta e qytetarëve ishte shumë e madhe dhe e kuptuan.



