LajmeRajon

Abdixhiku ua dërgon nga një letër Osmanit dhe Kurtit, shprehet i gatshëm të takohet të premten me ta

Kryetari i ri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ua ka dërguar nga një letër ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, dhe kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Gazeta Express mëson se në letër Abdixhiku ka shprehur gatishmërinë që të premten të takohet me Osmanin dhe Kurtin.

Dje, pasi u zgjdoh kryetar i LDK-së, Abdixhiku tha se për shkak të rrethanave nuk mund të takohej sot me Osmanin dhe Kurtin, por propozoi të premten si datë për takim. Ai i falenderoi të dy për ftesën, ndërsa tha kjo është qasja se si duhet të sillen.

“Tani për shkak të rrethanave të tanishme, gjëja e parë që do ta bëj nesër është që do të dal në zyrat e LDK-së. Unë e falenderoj konstruktivitetin e zonjës Osmani dhe Z. Kurti në lidhje me ftesën. Besoj që kjo është qasja e duhur se si duhet të sillemi, por e kam të pamundur për shkak të konsolidimit të organeve tona dhe konsultave të brendshme. Gjithsesi propozoj të premten si datë për takimin eventual në formatin e njëjtë siç është kërkuar”, tha dje Abdixhiku. /Express/

Related Articles

Back to top button
Close
Close