
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas sulmeve ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës në veri të Mitorivcës, duke thënë se ofrojnë gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim të madh është duke i ndjekur lajmet e fundit rreth sulmeve të armatosura ndaj zyrtarëve kufitar të Policisë së Kosovës. LDK ofron gjithë mbështetjen e nevojshme për Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë në ushtrimin e detyrave kushtetuese dhe garantimin e sigurisë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”



