LajmeRajon

Abdixhiku, mërgatës: Ejani masivisht më 28 dhjetor

Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se ka pasë një takim online me 84 nëndegët  në diasporës të partisë që e drejton.

Në një postim në Facebook, ka treguar cilën kërkesë e pati për ata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.

“Sonte, me 84 nëndegët tona në Mërgatë, pata një takim online që më dha energji e besim për fundin e këtij viti politik. ‘Ju faleminderit që mbajtët fjalën’ – ishin fjalët që i dëgjova më së shpeshti nga ta. Dhe aty e kupton se sa drejt po ecim. Kur e mban fjalën, njerëzit vijnë pas; kur e mban fjalën, besimi bëhet shtyllë e pathyeshme; kur e mban fjalën, rruga e fitores hapet vetë”.

“‘Ejani masivisht më 28 dhjetor’- ishte kërkesa ime për ta. Dhe unë e di që do të vijnë. Sepse mërgata gjithmonë vjen kur bëhet fjalë për Kosovën”, tha Abdixhiku.

Në fund, ai theksoi se në zgjedhjet e fundit lokale, mërgata e vendosi LDK-në forcën e parë politike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close