
Kandidati i LDK’së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimet që ka mbajtur sot në fshatrat e Podujevës, Sallabajë dhe Sekiraqë.
Sipas Abdixhikut, “Llapi, e ka nda mendjen tashmë”.
“Nga Sallabaja, u ndalëm në Sekiraqë. Edhe këtu, na pritën qytetarë të shumtë të këtij fshati. Llapi, ka nda mendjen tashmë! Në çdo fshat e qytet, ky lum i madh i njerëzve është kushtrim që na thërret për veprim. Nga ky takim, dhe secili tjetër, shtrojmë dorën e afrimit me secilin që rikthehet në shtëpinë e vjetër në rrugë të re! Ju faleminderit për të gjitha pritjet! Po i jepni Lidhjes sonë momentumin e jashtëzakonshëm dhe ky fakt na detyron të jemi në shërbim!”, ka shkruar Abdixhiku.



