LajmeMaqedoniTopLajm

Abazoviç vjen nesër në Shkup, takon zëvendëskryeministrin Grubi

Zëvendës kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, nesër pritet të qëndrojë në Shkup, njoftojnë burime nga qeveria e Maqedonisë.
Sipas agjendës së paraparë, Abazoviq dot takohet me kryeministrin Zoran Zaev, me zëvendësin e tij Artan Grubi, transmeton gazeta Lajm.
Abazoviq është politikan kontrovers. Në njërën anë paraqet shembull suksesi në rajon, sepse mban postin e koordinatorit të shërbimeve të sigurisë në Mal të Zi, post që shqiptarët e Maqedonisë së Veriut ende nuk mund ta ëndërrojnë edhe pse janë rreth 30 për qind.
Në anën tjetër, ai akuzohet për afërsinë që ka me partitë serbe në Mal të Zi, që janë kundër pavarësisë së Kosovës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close