
Kryeministri Mickoski shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi gjuhën shqipe dhe zgjodhi të përqendrohet në akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas tij, BDI qëllimisht po promovon tema etnike për të larguar vëmendjen nga problemet e saj të brendshme dhe për të shmangur përgjegjësinë për, siç tha ai, “keqpërdorimet dhe krimet” që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit të pjesëmarrjes në pushtet.
Çështja e gjuhës shqipe sërish ishte në qendër të vëmendjes në seancën e 21-të të Kuvendit, që ishte parashikuar për pyetje të deputetëve. Deputetja e Frontit Europian, Arbana Pasholli, ngriti shqetësimin se në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, figuron një iniciativë që konteston Ligjin për përdorimin e gjuhëve në tërësi. Ajo theksoi se ndër iniciuesit e kësaj kërkese, është edhe partia opozitare VMRO-DPMNE, përmes përfaqësuesit të saj Igor Janushev. Në këtë kontekst, Pasholli drejtoi pyetje direkte kryeministrit Hristijan Mickoski: “A mbani ende qëndrimin se me këtë iniciativë nuk rrezikohet përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe, edhe pse mundemi lirisht të konstatojmë se shumë ministra tuaj edhe pa abrogimin e këtij ligji, nuk e përdorin gjuhën shqipe, edhe pse për atë janë të obliguar me ligj dhe a mund të na tregoni se si i bindët partnerët tuaj të vegjël në koalicion pa legjitimitet se kjo iniciativë e juaj është e mirë”.
Kryeministri Mickoski shmangu një përgjigje të drejtpërdrejtë mbi gjuhën shqipe dhe zgjodhi të përqendrohet në akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). Sipas tij, BDI qëllimisht po promovon tema etnike për të larguar vëmendjen nga problemet e saj të brendshme dhe për të shmangur përgjegjësinë për, siç tha ai, “keqpërdorimet dhe krimet” që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit të pjesëmarrjes në pushtet.
“T’ua përcillni atyre që janë pranë jush, se pjesa më e madhe e tyre dhe të afërmve të tyre janë të lidhur me dyshime serioze për keqpërdorim dhe krim që e kanë bërë gjatë 20 viteve të kaluara me pjesëmarrje aktive në Qeveri. T’ua rikujtoj atë agjendën e gjelbër, kur funksionarët tuaj vraponin në malin Vodno të veshur me bluza ngjyrë të gjelbër, apo tani keni tjetër Platformë, jeni veshur me një tjetër të gjelbër dhe përnjëherë kur nuk jemi në Qeveri, kur nuk mund të luajmë futboll nëpër zyre, kur nuk mundemi ti keqpërdorim dhe shfrytëzojmë resurset që i paguajnë qytetarët e vendit, kur nuk mund të jetojmë në kurriz të buxhetit, atëherë kalojmë në retorikë e cila është militante, retorikë e cila ka për qëllim të krijojë tensione etnike, për shkak se jeni të paaftë të tërhiqni njerëz rreth jush”.
Në këtë kontest, Mickoski hodhi poshtë akuzat për përgjegjësinë e VMRO-DPMNE-së lidhur me përbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Ai theksoi se gjykatësit aktualë janë zgjedhur gjatë qeverisjes së kaluar nga koalicioni LSDM-BDI dhe jo nga partia e tij.
“Janë të njëjtët gjykatës që ju i keni propozuar dhe ju i keni votuar. Jo unë, jo VMRO-DPMNE, por ju së bashku me partnerët tuaj të koalicionit LSDM dhe partive tjera që kanë qenë pjesë e pushtetit. VMRO-DPMNE ishte kundër atyre gjykatësve. Mendoj që gabim e keni tezën dhe më vjen keq”, është shprehur kryeministri Mickoski.



