LajmeRajonTopLajm

A po i shërben VV-së, Osmani kapet me gazetarin si pëlqen pyetja e bërë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën për media është pyetur nga gazetarët për caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat priten të mbahen më 28 dhjetor.

Gazetari e ka pyetur Osmanin se “A mendoni znj.Presidente që pa dashje me vetëdije apo pa vetëdije jeni duke i shërbyer LVV-së  meqë ia dhatë mandator  Glauk Konjufcës pa i siguruar votat.., kjo datë i ka konvenuar VV-se dhe ardhjen e mërgimtarëve?

Mirëpo, kjo pyetje e gazetarit nuk i pëlqeu të parës së shtetit ajo e konsideroj si pyetje ofenduese duke e cilësuar se kjo pyetje i bëhet vetëm një gruaje, por jo edhe një burri, raporton Periskopi.

“Kjo është një pyetje ofenduese  jam e bindur që kurrë në jetë ti një burri nuk do ia kishe bërë. Sepse ti një burri kurrë s’i thua a po vepron  me vetëdije një pyetje të tillë ia bëni vetëm një gruaje. Dua t’i siguroj qytetarëve të Republikës së Kosovës që asnjë vendim  përgjatë gjithë karrierës sime politike nuk e marrë pa vetëdije . Pra e kam marrë me vetëdije të plotë, me besim të plotë që ky vendim është vetëm e vetëm në interes të Kosovës “.

“Të gjitha partitë kanë thënë kanë që nuk janë kundër  mërgimtarëve nuk janë kundër mërgatës. Pse iu po paragjykoni që mërgata është vetëm në favor të një partie dhe e fundit këto janë zgjedhjet e reja partitë kanë deklaruar që nuk janë kundër pjesëmarrjes së mërgatës dhe siç e thash si presidente kam detyrim të zgjedh një datë ku ka pjesëmarrje më të madhe dhe jo pjesëmarrje më të vogël të qytetarëve me të drejtë vote. Dhe sipas ligjit që kanë miratuar po këto parti politike mërgata ka të drejtë të barabartë për votë me të gjithë qytetarët që jetojnë çdo ditë në Kosovë. Kjo është një drejtë e garantuar me ligj…Ata kanë të drejtë të votojnë dhe në qoftëse kanë të drejtë janë..”, tha ndër të tjera Osmani./Periskopi/

Related Articles

Back to top button
Close
Close