LajmeMaqedoniTopLajm

A mund të falimentojë Posta e Maqedonisë?!

“Në një ditë të zakonshme Postat e Maqedonisë kanë kryer nga 60 deri në 80 mijë transaksione bankare në ditë. Me falimentimin e Bankës Eurostandard, numri i transaksioneve tani për tani është zero. Shumica e filialeve janë mbyllur për shkak se nuk kanë se çfarë të punojnë, ndërsa ato që mbeten të hapura, siç është kjo në qendër të Shkupit, merren vetëm me dërgesën e letrave”

Puna me dërgesat e letrave dhe pakove brenda dhe jashtë vendit vazhdon normalisht, por ajo që ka revoltuar qytetarët është pamundësia për të paguar rrymën, ujin, shërbimet komunale e të pagesa të tjera.

“Puna në postë tërësisht është zvogëluar sepse qarkullimi pagesor nuk na funksionon, punojmë vetëm me dërgesa. Qytetarët reagojnë, kërkojnë që sa më shpejtë të vendoset bashkëpunim me ndonjë bankë sepse janë mësuar me shërbimet tona”, tha Zhaklina Spiridinovska, nëpunëse në Postë.

Kohëve të fundit postës puna nuk i ka ecur aspak mbarë. Raporti i fundit i Entit Shtetëror për Revizion tregoi se që nga viti 2012 Posta punon me humbje në vlerë prej rreth 10 milionë eurove. Pandemia paralizoi dërgesat ndërkombëtare, çka solli vetëm humbje, ndërsa tani falimentimi i Bankës Eurostandard e ka rënduar gjendjen edhe më shumë.

“Kjo do të thotë minus 110 milion denarë në muaj më pak të hyra në postën e Maqedonisë së Veriut që është një goditje jashtëzakonisht shumë më e madhe”, deklaroi Ejup Rustemi, drejtor Gjeneral i Postës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close