LajmeShowbiz

A jeni gati për një super bashkëpunim? Tuna dhe Bardhi bashkojnë forcat

Pas një pauze në tregun muzikor Tuna ka vendosur të rikthehet më e fuqishme.

Pas bashkëpunimit me Dafinën, këngë e cila do të jetë edhe pjesë e albumit “Dafinë moj”, Tuna mesa duket ka bashkuar forcat me reperin e njohur shqiptar Bardhin, shkruan lajmi.net.Dyshimet për bashkëpunimin e tyre erdhën pasi që artistja publikoi një video, ku duket Bardhi në një studio, krahas së cilës shkroi:

“Hommie tu e mbyt lojën”.

Se çka po ziejnë artistët pritet të kuptohet ditëve në vijim.Kujtojmë se më herët këngëtarja ka marrë një nismë të re. Ajo i është bashkuar një organizate zvicerane të quajtur “For Children Smile” (Për buzëqeshjen e fëmijëve) dhe kauza për të cilën është angazhuar këngëtarja është mjaft humane.Së bashku me pjesëtarët e tjerë të organizatës, Tuna do t’ju vijë në ndihmë fëmijëve të sëmurë, të prekur nga luftërat apo të goditur nga fatkeqësitë natyrore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close