LajmeRajon

A i ka ndaluar Amerika trajnimet për Policinë e Kosovës, flet ministri Sveçla

Dy ditë më parë (26.09.2024) Policia e Kosovës përmes një komunikate ka mohuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndaluar trajnimet për Policinë e Kosovës. Me anë të një njoftimi Policia ka thënë se njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të mbeten partner strategjik të saj.

Përveç Policisë së Kosovës, në intervistën të cilën po transmetohet në Kallxo Pernime, Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka thënë se nuk ka asgjë të vërtetë sa i përket trajnimeve dhe ndërprerjes së tyre.

“Unë mund vetëm të ri-konfirmoj atë çfarë Policia e Kosovës ka deklaruar, tashmë e kemi sqaruar në plotëni këtë informatë e cila vjen nga debate të ndryshme, por realisht nuk qëndron fare” – tha ministri.

Ai shtoi se mund të thuhet se kanë paqartësi, por që në shumicën absolute të veprimeve të Qeverisë së Kosovës ne kemi dakordim me gjithë partnerët e Kosovës.

“Edhe ata vet e thonë se është i padiskutueshëm që komunat paralele, targat, dinari e të tjera janë veprime të drejta” – theksoi i pari i MPB-së.

Tutje ai shtoi dallimet që janë mes Qeverisë e partnerëve ndërkombëtar janë tek koha e kryerjes së disa proceseve.

“Kjo pra në kuptimin që ne dëshirojmë normalizim të kësaj pjese të territorit të Kosovës” – tha Sveçla.

Ai po ashtu shtoi se qëllimet e Qeverisë së Kosovës janë shumë transparente, duke thënë se nuk ka vend për strukturat ilegale të asnjë shtetit, e posaçërisht të Serbisë.

“Serbia në vazhdimësi e ka minuar integritetin dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, prandaj edhe është çështje e vlerësimeve operacionale të cilat i bën Policia, AKI-ja, institucionet e tjera që merren me këtë fushë në mënyrë që në një moment apo tjetër të ndërmerren hapat e duhur” – theksoi ministri.

Ai tha se edhe vet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti disa nga aktivitetet i ka marr vesh në të njëjtën kohë me aleatët e vendit.

Kujtojmë se Policia e Kosovës pas disa lajmeve që janë publikuar në lidhje me ndalimin e trajnimeve për PK-në nga SHBA-të është shprehur se vazhdojnë bashkëpunimin dhe raportet e jashtëzakonshme me Amerikën të cilët kanë investuar në vazhdimësi në këtë institucion të sigurisë. 

“Po ashtu PK-ja deklarimet e Ambasadës Amerikane që ndërlidhen me fushën e sigurisë dhe institucionin e PK-së, i merr me shumë seriozitet dhe mban komunikim të vazhdueshëm me ta, për të sqaruar gjithçka që mund të  ketë sjellë deri tek ky perceptim edhe konstatim për PK-në”- thuhet në njoftimin e policisë.

Të njëjtit kanë thënë se marrin me shqetësim dhe janë të gatshëm të procedojë gjithçka që është e nevojshme që keqkuptimet e mundshme të eliminohen dhe të ruhet partneriteti me SHBA-të.

Related Articles

Back to top button
Close
Close