LajmeRajon

A i ka hequr Vetëvendosje vijat e kuqe me PDK-në, flet Haxhiu

Anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëndosje, Albulena Haxhiu ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka hequr vijat e kuqe për asnjë nga partitë politike për të cilat kishte deklaruar se kanë vija të kuqe.

Haxhiu në një konferencë për media ka përsëritur se VV-ja asnjëherë nuk bën koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express. “Lëvizja Vetëvendosje nuk ka hequr vija të kuqe për subjektet qe kemi deklaruar se kemi vija të kuqe. Këtu është PDK-ja, ju e dini që në vazhdimësi kemi thënë se nuk bëjmë koalicion me PDK-në. Në sondazhet e fundit kemi mbështetjen e qytetarëve mbi 50%”, ka thënë Haxhiu.

Related Articles

Back to top button
Close
Close