LajmeMaqedoniTopLajm

A është hapi i ardhshëm përkatësia fetare? Pyet Pendarovski për letërnjoftimet

Presidenti Stevo Pendarovski nuk ka ndryshuar qëndrim për grafën etnike në letërnjoftime.

Në ClickPlus thotë, se kundërshtimi i tij për këtë ndryshim bazohet në atë, se asnjë shtet evropian nuk e praktikon një gjë të tillë.

Ndërkaq, ka pyetur, se nëse shkohet në këtë drejtim, a do të thotë se hapi i ardhshëm do të jetë përkatësia fetare në letërnjoftime?

“Të mos ketë hamendje. Qëndrimi im nuk ka të bëj me zgjedhjet. Megjithatë, ato kalkulime, nëse janë bërë, janë bërë për zgjedhjet parlamentare, dhe jo presidenciale. Qëndrimi im është i qartë, dhe bazohet në praktikën demokratike të shteteve evropiane. Unë ju kam thënë, se nuk ekziston një shtet në Evropë që qëndron përkatësia etnike në letërnjoftime. Ka njerëz që më janë lajmëruar për këtë qëndrim, dhe e kanë mbështetur kandidaturën time në vitin 2019, por e vërteta është më e këndshme…. Nëse një Gjermani nuk e ka një përcaktim të tillë, nuk e ka Franca dhe as shtetet skandinave, kurse ne duam të jemi si ata? Nuk duam të jemi si Korea e Veriut me siguri. Atëherë ejani të sillemi në mënyrë evropiane në këtë segment. Kanë filluar të më paraqiten njerëz, sa me bashkëshortësi të përzier, çfarë me ata? A është hapi i ardhshëm që në letërnjoftime të futet edhe përkatësia fetare? Para disa vjetësh kjo ka qenë në Greqi, por pas një trysni të madhe të Bashkimit Evropian grekët e hoqën atë grafë”, tha Pendarovski.

Si shembull ka marrë Francën. Ai thotë se atje askush ende nuk e di se sa myslimanë jetojnë. Ngjashëm ndodhë edhe gjatë regjistrimit. Sipas Pendarovskit, askush nuk e pyet askënd se çfarë përkatësie kombëtare je, pasi sipas tij, kjo është çështje personale e individëve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close