
Nëse zgjedhjet në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe mbahen më 23 prill pa pjesëmarrje e Listës Serbe, “është realiste të presim rindërtimin e barrikadave”, beson Drejtori i Forumit për Marrëdhënie Ndëretnike në Beograd, Dushan Janjiq.
Pyetur nëse argumentet e përfaqësuesve diplomatikë ndërkombëtar në Kosovës janë valide se si do të mund të formohej Asociacioni pa pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhje, ai vlerëson se këto janë qëndrime të njëjta me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Janjiq fajëson gjermanët dhe francezët se po dëshirojnë “të minojnë” dëshirën e administratës amerikane për të parë sukses të dukshëm deri në muajin maj.
“Duhet të dalin para datës 23 [prill] me një deklaratë të qartë nga QUINT-i se është arritur marrëveshja për plotësimin e vakumit të sigurisë dhe institucionale, se Beogradi është pajtuar që serbët të kthehen në institucione përmes zgjedhjeve, kështu që le të ndodhë me datë 23, por më pas duhet të shtyjnë afatet e regjistrimit. Gjëja e dytë që duhet të ndodhë është që të fillohet çarmatosja dhe të fillohet kthimi në institucione, që nënkupton edhe zvogëlimin e prezencës së forcave speciale të policisë së Kosovës në veri”, shton ai.