LajmeMaqedoniTopLajm

A do hyjë në qeveri Alternativa?

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, në Emisionin 360, ka folur në lidhje me hyrjen e partisë së tij në Qeverinë Zaev, shkruan Alsat.

Gashi fillimisht ka thënë se me koalicionin aktual janë në një ritëm, mirëpo nuk e ka mohuar faktin mund të ndohin ndryshime.

“Prej kur kanë përfunduar zgjedhjet parlamentare më është shtruar pyetja se a do t’i bashkohemi Qeverisë. Ne e dëshmuam se i qëndruam besnik koalicionit me ASH-në sepse ka harmoni. Dhe i njëjti ritëm dhe refren këndohet edhe tash. Pas një dite të rëndë që ka qenë dita e djeshme, unë nuk mund të pranojë oferta për një pozicion krejt tjetër pasi që duhet një kontekst krejt tjetër”, ka thënë Gashi fillimisht.

“Duhet të flasim njëherë me VMRO-në, nëse merremi vesh në rregull, nëse jo, duhet të flasim edhe njëherë dhe të shohim se si të bëjmë. Ne jemi parti demokratike, e diskutojmë dhe në fund e marim vendimin që është në interes të qytetarëve”, ka theksuar ai./Përcjell news33

Related Articles

Back to top button
Close
Close