LajmeRajon

A do futet PD në garën për Bashkinë e Tiranës? Përgjigjet Sali Berisha!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se opozita nuk do të bojkotojë zgjedhjet e pjesshme lokale, e sidomos ato në Tiranë përballë socialistes Ogerta Manastirliu.

I ftuar në “Opinion”, Berisha tha se PD do ketë një kanidat për kreun e Bashkisë Tiranë, por pa dhënë një emër konkret.

Më tej, i pyetur për Ilir Alihmehmetin, Berisha tha se është një ndër kandidat që i plotëson të gjitha kushtet për të kandiduar.

“Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kandidat”, tha ai, ndërsa nuk përjashtoi as mundësinë e një koalicioni të të gjitha partive opozitare, për të dalë me një kandidat të vetëm.

Berisha: Nuk bojkotojmë zgjedhjet. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje.

Fevziu: A do futeni në zgjedhje në Tiranë?

Berisha: Po, do futemi!… Ne do bëjmë ç’të mundemi të  bashkëpunojmë me të gjitha partitë opozitare. Besoj se mund të arrijmë në një kandidat të përbashkët.

Fevziu: Do të jetë i PD apo mund të toleroni edhe një kandidat nga partitë e tjera.

Berisha: Nëse ulesh në tavolinë, do bësh zgjedhjen më të mirë. Në një koalicion është normale.

Fevziu: Mundet që një koalicion të nxjerr një kandidat që të mos përfaqësoj asnjë nga partitë?

Berisha: Mundet!

Fevziu: A ka PD ndonjë kandidat të mirë?

Berisha: Ka.

Fevziu: A mund të jetë Ilir Alimehmeti? Emri i tij qarkullon më shumë.

Berisha: Ilir Alimehmeti në vlerësimin tim i përmbush të gjitha kriteret për të qenë kandidat.

Fevziu: A do ketë primare? Mund të ketë, do diskutohet. Nëse gjendet një figurë konsensusi e të gjithë opozitës, mendoj se do jetë më mirë. Një figurë që do përmbushte disa kushte.

Më tej, i ndalur tek senaca e sotme Parlamentare, Berisha tha se veprimet e ndërmarra nga opozita u nxitën nga një veprim “i pabesë”.

Sipas tij, situata u krijua pasi kryetari i parlamentit nuk i dha fjalën Gazment Bardhit që e kishte kërkuar, por Taulant Ballës.

Berisha e konsideroi seancën e së enjtes “më antikushtetuesen” në historinë e vendit dhe se për të, miratimi i Diellës tregon se Kushtetuta nuk ekziston për kryeministrin Rama.

“Ai e kaloi, por ne s’mund të mos reagonim, ne do të mbronim kushtetutën. Asgjë më antikushtetuese nuk ka se kjo seancë. Kjo është seanca më antikushtetuese në historinë e vendit. Me këtë seancë Edi Rama tregoi se për të Kushtetuta nuk ekziston. Tregoi se ky tallet me çdo shqiptar, se u thotë shqiptarëve unë kam ministër një njeri që përfaqëson vetëm atë dhe asnjë shqiptar tjetër, një familjare të vetën. U thotë shqiptarëve se sovraniteti juaj që ju e përcillni nëpërmjet përfaqësuesve tuaj, për mua është zero, është hiç”, tha Berisha në “Opinion”.

Sa i përket ministres Diella, Berisha tha se edhe dekreti i presidentit për emërimin e saj, është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë dhe një shkelje e papranueshme.

“U paraqiti në Parlament ministre virtuale të cilën asnjë kushtetutë e botës nuk e njeh. Por në Kushtetutën e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave, kryeministri dhe ministrat, janë elementë të saj. Të Kushtetutës. Tani të pretendosh se me dëshirën, nuk dua të prish gojën, dhe me paturpësinë, e papërgjegjshmërinë e një presidenti, vasal, i turpshëm që vë firmë, shpall ministër një avatar,” tha Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close