
Shkruan;
Nedai Saolli
qyfyre bulevardi
Që thoni ju more shokë se lajmi i javës për Bugar Osmanin, shefin e diplomacisë maqedonase mori dhenë nuk do ta besoni, pasi gojët e liga thonë se trimi ynë po ‘lufton’ dhëmb për dhëmb me diplomatët bullgarë në mbrojtje të gjuhës maqedonase dhe identitetit maqedonas.
Ashtu mbresa pozitive ka lënë bugari ynë nëpër qarqet diplomatike saqë Edvin batërdia dje ka thënë se do ishte i lumtur të kishte në qeverinë e tij një person si bugar Osmani.
Të gjithë liderët europian janë shastisur me performancën e bugarit tonë në ‘luftën’ diplomatike që ai po bën kundër vetos bullgare në mbrojtje të gjuhës maqedone, duke injoruar gjuhën shqipe për të cilën thotë se ka kohë dhe se pretë puna për 20%.
Bugar Osmani thotë se tani nuk është momenti për 20% por pasi të hymë në BE, ku blloku sllavo-maqedon do të gjejë mirëkuptim një ditë për ta shlyer atë shifër të turpit që qëndron si gur varri mbi kokat e shqiptarëve dhe kjo çështje do marrë fund një ditë!
Bugar Osmani po ‘lufton’ këto ditë në të gjitha frontet me shpatë në dorë me komitët bullgarë duke mbrojtur gjuhën e shefit të tij Dhimo Kovaçit, ndërsa për gjuhën shqipe thotë se ‘kena me ujdis e me bo nji dit të barabart me makedonishten’!
Që thoni ju të ndershëm shokë për bëmat dhe gjëmat e Bugar Osmanit janë informuar fëmijët dhe të rriturit, pleqtë dhe plakat, madje edhe gomerët e fshatrave më të thella malore kanë dëgjuar për vringëllimën e shpatës së bugarit tonë të famshëm.
Kësisoj, në një bashkëbisedim mes një kërriçi dhe të atit të tij gomar i fortë i zonës, i vogli e pyet të atin: O ba pse Bugar Osmani nuk e mbron gjuhën shqipe po vetëm maqedonishten?
-Rri i qetë biri im, ai është bugar ndaj nuk ndien gjë për shqipen edhe ne që jemi gomerë e kuptojmë dhe jo më dykëmbëshit humanë që dinë shumë e më shumë se ne, ia kthen gomari!
Ja pra deri ku ka arritur bugari ynë që me shpatë në dorë po mbron identitetin maqedonas ndërsa identitetin shqiptar po e lë për një rast tjetër pasi të jenë hapur dyert e mëdha të Europës plakë për ‘Severnën’, ku ahere do të jetë shumë lehtë për ta zgjidhur pasi Europa nuk të lë në baltë!
Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbetshi!



