Alarmoi policinë për bombë në shkollën “Emin Duraku”/ Mandi Jatagani kërcënon: Do ta bëj sërish nëse…

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Mandi Jataganin, i cili alarmoi policinë duke njoftuar se ishte vendosur bombë në shkollën “Emin Duraku” në Tiranë.

Prokuroria kërkoi masën “arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë 47-vjeçari ka deklaruar se, nëse nuk hiqen materialet polisterol nga shkollat që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.

Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e antiterrorit për veprat “përhapja e rreme e informatave që ngjallin panik” dhe “njoftimi i rremë në organet e rendit”.