LajmeMaqedoniTopLajm

Varhelyi thirrje Parlamentit bullgar të miratojë propozimin për Shqipërinë dhe RMV

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varhelyi përmes një postimi në Twitter ka theksuar se Bashkimi Europian i merr shumë seriozisht shqetësimet bullgare, teksa ka shtuar se Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian. Varhelyi  i bën thirrje thirrje palëve të përmbushin angazhimin e tyre.

“Bashkimi Europian i merr shumë seriozisht të gjitha shqetësimet bullgare dhe tani ato janë pjesë e procesit të negociatave. Momenti për vendime të përgjegjshme është tani. Ballkani Perëndimor duhet të jetë pjesë e Bashkimit tonë Europian . Së bashku do të jemi më të fortë. I bëjmë thirrje Parlamentit bullgar dhe të gjitha palëve që të përmbushin angazhimin e tyre dhe të vendosin propozimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në axhendën e Kuvendit sot për t’u miratuar ashtu siç është propozuar. Opozita e Bullgarisë ka treguar lidership duke e hedhur propozimin në tryezë. Duhet që të gjithë të bëjnë të njëjtën gjë. BE-ja duhet të lëvizë.”, shkruan Oliver Varhelyi.

Reagimi i Komisionerit për Zgjerim Oliver Varhelyi vjen pak para nisjes së Samitit të Këshillit të Europës që do të mbahet në datat 23 dhe 24 Qershor.

Related Articles

Back to top button
Close
Close