LajmeRajon

Sali Berisha me deklaratë të fuqishme: Edi Rama i ngarkuar për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministri shqiptar, Edi Rama, në Kosovë, ku sipas tij ky i fundit ka ardhur si misionar i Beogradit.

Berisha shkon tutje ku thotë se “Edi Rames i është ngarkuar detyra në një akt të ri antishqiptar të punojë ngushtë me albanofobë e serbofilë në Kosovë për rrëzimin e qeverisë Kurti”.

Postimi i tij:

Rama ne Kosove si misionar i Beogradit!

Te dashur miq, pas samitit antishqiptar dhe antieuropian te Ohrit ku presidenti i sebomadhise Aleksander Vuçiç me urdher te Putinit mblodhi vasalet e tij te Tiranes dhe Shkupit per avancimin e Ballkanit serbo-rus ne kundervenie te hapur te procesit te Berlinit duket se Edi Rama ka marre detyra te reja nga Beogradi.

Konkretisht duket se Edi Rames i eshte ngarkuar detyra ne nje akt te ri antishqiptar te punoje ngushte me albanofobe e serbofile ne Kosove per rrezimin e qeverise Kurti, qeveri e cila me qendrimet konsguente kunder projektit ruso -serb te Ballkanit te Hapur mbrojti dhe po mbron me konseguence interesat e kombit shqiptar por edhe te Bashkimit Europian dhe NATO-s ne rajon.

Me kete rast duke denuar me ashpersine me te madhe misionin e ri antishqiptar te Edi Rames te ngarkuar nga Beograd, paraljameroj vasalin e mjere te serbomadhit Vuçiç te heqi dore nga skenaret e Beogradit kunder qeverise se Kosoves pasi ne te kundert do marri ndeshkimin e merituar nga mbare kombi shqiptar. sb

Related Articles

Back to top button
Close
Close