
Kryetari i komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu në kuadër të planit për arsim sot u ndau mirënjohje dhe dhurata për nxënësit e arsimit fillorë dhe mësimdhënësit e arsimit fillorë në komunën e Bogovinës, shkruan Top24.
“U shpërblyen nxënësit dhe mësimdhënësit të cilët kanë marë çmime në gara të ndryshme në Regjionale dhe Shtetërore, njëkohësisht shfrytëzoj rastin që të gjithë mësimdhënësve dhe nxënësit ti përuroj për rezultatet e aritura! tha Besnik Emshiu.
Emshiu shtoi se ai do vazhdoj të jetë motor i motivimit të çdo nxënësësi e mësidhënësi me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në komunën e Bogovinës. Top24



