
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka dhënë një intervistë për rrjetin britanik BBC, ku thotë sërish se Rusia nuk e ka pushtuar Ukrainën.
“Ne shpallëm një operacion special ushtarak për shkak se nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se tërheqja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal,” tha ai.
Lavrov dhe zyrtarët e tjerë rusë kanë përsëritur disa herë se operacioni i tyre synon denazifikimin e Ukrainës.
Por gazetari i BBC i citoi një raport të OKB-së, ku thuhet se 360 banorë të një fshati u detyruan nga forcat ruse që të qëndrojnë për 28 ditë në bodrumin e një shkolle në gjendje të mjerueshme.
“Dhjetë të moshuar vdiqën. A është kjo luftë kundër nazizmit,” e pyet gazetari.
“Është një keqardhje e madhe, por diplomatët ndërkombëtare, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues të tjerë të OKB po vihen nën presion nga Perëndimi. Dhe shumë shpesh ata janë duke u përdorur për të amplifikuar lajmet e rrema të përhapura nga Perëndimi”, tha ai.
“Rusia nuk është komplet e pastër. Rusia është kjo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”



